Aktuale
Dy të rinjtë nga Kerçova 21 dhe 22 vjeçare humbën jetën në aksident
Djalë dhe vajzë nga Kërçova, të moshës 22 dhe 21 vjeç, janë viktimat e aksidentit rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Kërçovë-Ohër, pranë fshatit Botun.
Policia më herët informoi se në autostradën në ndërtim, pranë devijimit “Caro Pole”, në territorin e fshatit Botun, komuna e Debërcës, një makinë “Audi” me targa të Kërçovës doli nga rruga dhe ra në lumë.
Është konstatuar se F.K. (22), drejtuesi i mjetit, dhe pasagjerja E.S. (21), të dy nga Kërçova, humbën jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë e Ohrit. Hetimin në vendngjarje e kanë kryer një prokuror publik, një ekspert i trafikut dhe ekipe policore.