Dy të vdekur në Korçë

Një lajm i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:25 në qytetin e Korçës këtë të mërkurë. Një person është vrarë në afërsi të një hoteli në lagjen numër 18 të këtij qyteti. Emiljano Pina, rreth 40-vjeç u qëllua nga një person në mes të rrugës “Koço Golniku”.StrugaLajmStrugaLajm

Pina, një banor i Korçës është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të këtij qyteti, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Autori i krimit është Jorgo Prifti, një person rreth 35 vjeç. Pasi ka qëlluar 40-vjeçarin ai është vetëvrarë me armën e krimit. Mbeten ende të paqarta motivet e krimit të rëndë.StrugaLajm

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...