Aktuale

Dy vajza, të moshës 10 dhe 15 vjeç, janë raportuar si të zhdukura

Policia është në kërkim të dy vajzave të mitura që janë raportuar si të zhdukura. Dje në orën 15:20 në SPB Strumicë, M.V. (70) ka raportuar se nga shtëpia familjare është larguar mbesa e tij J.A. (10).

Ndërsa sonte në orën 01:22 në Njësinë Policore Petrovec, I.G. (42) nga fshati Kadino i Shkupit ka raportuar se nga shtëpia familjare është larguar vajza e tij R.G. (15) nga fshati Kadino.

Nga MPB thonë se janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button