Dy viktima janë shtetas të huaj ndërsa një nga viktimat është nga Maqedonia

Sipas burimeve jozyrtare nga terreni, viktimat janë shtetas të një vendi të huaj, ndërsa njëra prej tyre është shtetas me vendbanim në Maqedoni.
Zëdhënësi i SPB Ohër për Porta.mk pak më parë e konfirmoi informacionin tonë për aksidentin, i cili thotë:
– Sonte në orën 20:55 në NJPB Kërçovë është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Kërçovë–Gostivar, mes Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin kanë qenë të përfshira tre automjete. Sipas informacioneve të para, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tetë persona janë plagosur, ku një pjesë e tyre po dërgohen në spitalin e Kërçovës, ndërsa të tjerët në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet për të gjitha llojet e automjeteve.