Dy vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë

 

Dy vite nga konflikti i armatosur në Lagje të Trimave në Kumanovë. Ende mbeten shumë dilema të pa pastruara: Çfarë fshihet pas konfliktit të armatosur? A u tradhtua grupi i Kumanovës? Kush janë krerët e mundshëm shtetëror të përfshirë në këtë rast? Përjashtim I kësaj, më të prekurit nga ky rast, familjet në Lagje të Trimave akoma nuk mund t’i kthehen normalitetit.

Edhe pse lagja ka marrë pamje tjetër, frika e banorëve akoma është e pranishme. Mes të tjerash ata janë të interesuar edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të fillim-majit të dy viteve më parë.

“Dëmshpërblimi për shtëpitë nuk ka qenë i mjaftueshëm. Fëmijët kanë pasoja. Gjithnjë i përmendin ato çfarë kanë ndodhur këtu. Zbardhja e rastit na intereson shumë por mendoj se momentalisht nuk ka gatishmëri dhe as që do të ketë ndonjëherë për tu zbardhur”.

“Jetojmë mirë. Faleminderit Zotit mirë jemi. Trauma kanë akoma fëmijët dhe jetojmë akoma ashtu sepse ka qenë tmerr i madh. Duhet të zbardhet ky rast pasi që ne nuk kemi aspak informacion se çfarë ka ndodhur këtu. Në Shkup jo, por këtu po. Ka pas të rrahura nga policia. I kanë goditur dhe prangosur”.

“Na e kanë vendosur borxh 300 euro pa harxhuar ujë. Na kanë thënë vetë se për kohën e luftës, një vit nuk jeni të obliguar të paguani ujë – shprehen disa banorë të Lagjes së Trimave, Kumanovë.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkohë mbi 50 seanca gjyqësore nuk kanë mjaftuar që rasti “Kumanova” të marrë epilog gjyqësor. Mbrojtja është e bindur se ky rast është inskenim i shërbimeve sekrete vendase. Avokati Naser Raufi pretendon se motivi ka qenë Marrëveshja e Ohrit duke shtuar se mbrojtja ka në listë mbi 50 dëshmitarë të cilët do t’i ftojë për dëshmi.


“Unë mendoj që shërbimi sekret është regjisor i këtij skenari dhe mendoj se strukturat e MPB-së dhe të Agjencisë për Zbulim do të jenë dëshmitarët kryesorë që do ta zbardhin këtë rast – deklaroi avokati Naser Raufi.  

Shërbimet ishin në njohuri për sulm të armatosur. Skenarin “Kumanova” e kishte paralajmëruar një muaj më herët ish gjenerali i policisë Stojaçe Angellov i cili pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion euro.StrugaLajm

“Kam informacione se i janë dhënë 2 milion euro disa shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK -në, janë kriminel të cilët sot gjenden në rajonin e Likovës – deklaroi  ish gjenerali i policisë Stojançe Angellov.

Për rrezikun ishte paralajmëruar më herët edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti. I njëjti kishte urdhëruar nënkryetarin e BDI-së Sadulla Duraku të takohej me figura të cilët sot akuzohen për rastin Kumanova. Fillimisht ishte deklaruar UÇK-ja, ku përmes një kumtese që sipas shërbimeve vendase ishte lëshuar nga Zvicra, thuhej se UÇK-ja merr përsipër sulmin ndaj stacionit policorë në Malësinë e Likovës.

Më datën 1 maj 2015 grupi nga Kosova ishte futur në Maqedoni.

Në 2 maj të po të njëjtit vit kur në Sllupçan po festohej përvjetori i Zonës së lirë, grupi ishte i strukur pak metra më lart nga memoriali i dëshmorëve. Më pas ishin vendosur nëpër fshatrat e Likovës ndërsa vetë të akuzuarit në seanca gjyqësore kanë shpjeguar se në Kumanovë përveç se me automjete janë transportuar edhe me auto-ambulanca. Pjesëtar të caktuar të grupit kishin tentuar rekrutimin e personave edhe në fshatin Çerkez të Kumanovës natën e 8 majit.

Gjatë luftimeve më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 humbën jetën 8 policë të MPB-së ndërsa u vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur. Pas tërheqjes së trupave, lindën dyshime se dy protagonistët e rastit Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj u ekzekutuan pas arrestimit. Kjo u dëshmua në tre raste: fillimisht Ministria e Jashtme e Maqedonisë në listën e personave nga Kosova të arrestuar në Maqedoni i kishte futur edhe dy të lartpërmendurit, më pas mjekësia ligjore në Kosovë vërtetoi se Rizaj e Ndrecaj janë ekzekutuar pas arrestimit ndërsa në fund këtë e thanë edhe dëshmitarët e mbrojtur, përkatësisht një polic i cili në seancë dëshmoi se Begun e ka arrestuar të gjallë.

Se ekzistojnë dyshime për inskenimin e rastit nga shërbimet vendase dhe jo vetëm, kjo u vërtetua edhe përmes një telefonate që e publikuan mediat në Kosovë në të cilën një agjent i Agjencisë së Inteligjencës me inicialet SH.M bisedon në telefon më Rizajn e Ndrecajn. Temë diskutimi ishte kumtesa përmes së cilës UÇK-ja merrte sulmin përsipër dhe marrëveshja për t’u takuar më pas në Prishtinë. Dyshimet shtohen edhe më tepër nga fakti se në seanca gjyqësore të akuzuarit kanë shpalosur disa emra të agjentëve të DSK-së.

Për rastin Lagja e Trimave nën akuzë për terrorizëm janë 37 persona. Organi i akuzës deri më tani ka propozuar mbi 60 dëshmitarë, ndërsa në dëgjim e sipër janë të akuzuarit për terrorizëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, madje që pas arrestimit të grupit pjesëtarë të policisë nuk kanë ndaluar së ushtruari dhunë ndaj të akuzuarve. Prokuroria Publike në këtë drejtim nuk ka ndërmarrë asnjë hap, ndërsa pjesë e torturave dhe keqtrajtimeve kanë qenë edhe familjarët e të akuzuarve. Se kur dhe çfarë epilogu gjyqësor do të marrë “Kumanova”, nuk e di as mbrojtja ndërsa premtime për zbardhjen e plotë të rastit jep edhe LSDM-ja në programin e saj qeveritar./Alsat-M/

In : Aktuale

Loading...
loading...