Dy vjet prej kur ish-krerët e shtetit janë në paraburgim në Hagë

Janë bërë dy vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të shtetit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, por që ende në Hagë nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj tyre.

Procedura paraprake është karakterizuar me akuza të mbrojtjes drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me pretendime për fshehje të provave shfajësuese, redaktime të shumta në materiale dhe vonesa në nxjerrjen e dokumenteve.

Deri më tani, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, janë zhvilluar 15 konferenca për ecurinë e çështjes.StrugaLajmStrugaLajm

Aktakuza nën pretendimin për krime lufte kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, ishte konfirmuar në tetor të vitit 2020, e cila u pasua me arrestimin e tyre dhe dërgimin në Hagë.StrugaLajm

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë, derisa presin të fillojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Ata janë deklaruar të pafajshëm para gjykatësit të procedurës paraprake.

Më 29 prill, është dorëzuar një aktakuzë e ndryshuar ndaj tyre, ku pretendohet se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...