Dyfishohet çmimi i mjaltit/ Ramadani: Nëse 1kg nutella është 500, pse mjalti të mos jetë 1000 denarë?

Për bletarët, ky vit ka qenë ndër më të mirët për nga sasia e mjaltit, por mesa duket do të jetë vit i mirë edhe për çmimin, po të kihet parasysh se 1 kg mjaltë do të shitet deri në 20 euro. Nëse deri vitin e kaluar shitej për 10 euro, sivjet çmimi i mjaltit është rritur për 20 deri në 30% për shkak të gjendjes ekonomike dhe rritjes së kostove. Lind pyetja, a ka filluar që edhe mjalti të bëhet luks?

“Çmimi i mjaltit, varësisht nga logjika ekonomike e bletarëve, duhet të jetë minimalisht 600 denarë, e maksimumi 1200 denarë. Ne nuk duam që mjalti të jetë luks, duam që ai të jetë i disponueshëm për konsum të gjerë dhe si ushqim, por gjendja e bën këtë.”- deklaroi Vanço Kirovski, bletar.

Formimi i çmimit, sipas bletarëve, varet nga disa faktorë, e jo nga tregtarët. Ndryshimet klimatike, ngrohja globale ndikon në sasitë e prodhimit të mjaltit cilësor.StrugaLajmStrugaLajm

“Kostot janë rritur nga 60 në 100%. Kur flasim për karburantin, bletët janë larg shtëpive tona dhe ne duhet të udhëtojmë çdo ditë për t’i vizituar ato. Për të ruajtur tufat e reja, nevojitet një shtesë sheqeri dhe sheqeri është shtrenjtuar 100%. Paketimi i mjaltit është shtrenjtuar.”- tha Vanço Kirovski, Bletar.StrugaLajm

Bletarët i plotësojnë nevojat e mjaltit në vend. Thonë se ai vjen nga Kina është me cilësi më të dobët. Shitja e mjaltit rritet kur ulen temperaturat dhe fillon të shfaqet gripi. Një koloni bletësh çdo vit prodhon nga 10 deri në 20 kg mjaltë, që varet nga temperatura, klima./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...