Dyfishohet numri i të sëmurëve nga depresioni

Numri i pacientëve të trajtuar nga episode depresioni dhe çrregullime depresive rekurente (F32-F33) me kalimin e viteve vazhdon të rritet. Në vitin 2010, numri i personave të trajtuar ka qenë 585, nga të cilët 196 meshkuj dhe 389 femra, ndërsa në vitin 2015 – ky numër ka qenë 803 nga të cilët 257 meshkuj dhe 389 femra, që paraqet një rritje prej 37%. Shkalla e morbiditetit spitalor në vitin 2015 arrin 4 raste në 10.000 banorë. Kështu ka thënë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, i cili me rastin e 7 Prillit – Ditës botërore të shëndetit, ka informuar se Depresioni po ndikon tek njerëzit pa dallim të moshës, gjendjes së tyre socio-ekonomike dhe pa dallim se ku jetojnë ato. Depresioni mund të parandalohet dhe të trajtohet. Sa më shumë dimë se ç’është depresioni dhe se si mund ta parandalojmë dhe ta trajtojmë atë, aq më të mëdha janë mundësitë për zvogëlimin e stigmës si dhe mundësitë që gjithnjë e më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë”, është shprehur Memeti, duke shtuar se depresioni shkakton dhembje mentale dhe tek njerëzit ndikon në atë mënyrë që ua zvogëlon aftësinë për të kryer madje edhe detyrat më të thjeshta ditore. “Ndonjëherë mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda sa u përket raporteve me familjen dhe me miqtë. Personat që vuajnë nga depresioni nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale dhe si pasojë e kësaj vihet në pikëpyetje ekzistenca e tyre. Në rastin më të keq, depresioni mund të sjelle edhe deri tek vetëvrasja”, thotë Memeti. Në ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar se numri i personave që jetojnë me depresion krahasuar me periudhën nga viti 2005-2015 është rritur për 18%. Më shumë se 80% e personave me këtë sëmundje jetojnë në vendet me standard jetësor të ulët dhe mesatar. Ndryshe, fushata dedikuar depresionit filloi më 10 tetor të vitit 2016 në Ditën botërore të shëndetit mendor dhe vazhdon me mbështetjen në kuadër të kësaj dite – 7 Prillit! Sivjet, fushata në Maqedoni realizohet nën moton “Depresioni: Ejani të bisedojmë!”.

 StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...