Dyzet vjet nga vdekja e Josip Broz Titos

Në ditën e sotme para 40 viteve vdiq presidenti i përjetshëm i Republikës Federale Socialiste e Jugosllave – Josip Broz Tito (1892-1980).

Tito ishte udhëheqës në luftën kundër okupuesit nga viti 1941-1945. Ishte lider shumëvjeçar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe komandant i Forcave të saj të Armatosura nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje në vitin 1980. Ishte njëri nga themeluesit e Lëvizjes jo të bashkuar në të cilën ishin bashkuar vendet e disa kontinenteve të cilat nuk i takonin asnjërit nga dy blloqet dominuese të asaj kohe, blloku perëndimor dhe lindor – NATO dhe marrëveshja e Varshavës.

Mendimet për rolin dhe veprën e tij janë të kundërta – për dikë Tito është simbol i drejtësisë sociale, jetë më e mirë dhe më e sigurt, reputacion i madh i politikës së jashtme, ndërsa për të tjerët – diktator me fuqi të madhe politike i cili merrej me disidentë politike.

Josip Broz Tito vdiq më 4 maj të vitit 1980 në Qendrën klinike në Lubjanë. Është varosur në Dedinje të Beogradit në Shtëpinë e Luleve. Varrin e tij deri tani e kanë vizituar më shumë se 20 milion njerëz./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...