Dyzetë ditë zie për vëllain tim, Luranin

Nga: Lindita Ahmeti

Ah vëllai i motrës! Ah Luli!

Se si u përvodh 25 marsi; si na e solli kobin në mënyrë aq tinëzare me lajmin se im vëlla Lurani nuk jeton më. E pabesueshme! Por, brenda hidhërimit ngrihet dhembshëm zëri i së vërtetës që vjen përnjëherë duke ma bërë me dije se jeta filloi të bëhet e pakuptimtë për mua; tretet ajo ngrohtësia me të cilën Lurani, vëllai im i dashur dhe i vetëm, e mbushte këtë shtëpi. Në vend të ngrohtësisë së mëparshme që vinte nga dashuria me të cilën e praronte çdo kënd të shtëpisë Lurani, tash papritmas në mes të rehatisë dhe të gëzimit shpërtheu gjëma dhe argumenti se rruga e lumturisë sonë përfundoi me këtë të enjte, me këtë ditë që të parët tonë kanë menduar se është dita e hyjit. Në këtë ditë na u hap shtegu i lotëve. Ah, vëlla! Vëlla i motrës! Shkëlqim më nuk shoh askund. Çdo gjë që ti e praroje me fjalët tua, me njohuritë tua të thella për artin e aktrimit, tash është mbuluar me një zymtësi të dendur.

Me ditë të tëra rri duke i fshirë lotët të cilët nuk shteren dhe ja erdh edhe dita e dyzet nga largimi yt me barrën e mungesës së shpresës!StrugaLajmStrugaLajm

Tmerri kalëron rreth bibliotekës sonë të madhe.

Dhe, gjëma të cilën mundohem ta mbaj mbyllur në zemrën time që mos t’ua rëndojë pikëllimin prindërve, Arbës së vogël dhe Edlirës.StrugaLajm

Po mbetet ajo dashuria e paskajshme që ke pasur për tërë familjen. Ajo bën dritë.

Ne vazhdojmë të të shohim si qëndron në dhomë duke bërë plane të mëdha për neve; si i zbërthen aq bukur e aq thjesht të gjithë lëmshet që na i ka nxjerrë koha para vetes. Ti, vëlla, ishe plot jetë, plot dashuri, plot talent dhe ky ishte çelësi me të cilin ti i zgjidhje problemet, të gjitha problemet e kësaj shtëpie që u ngrit me vlerat më të larta morale.

Dhe, ne mbahemi fort për kujtimet e pafundme të bukura që na i ke lënë. Janë shumë, shumë ato. Më bien tash ndërmend kur ishim të vegjël e kur ti më thoshe: “Linda, unë po dal pak në park dhe shpejt do të kthehem”. Nuk doje të ndjehem keq unë e cila nuk kisha mundësi të dilja me ty për arsye të këmbëve të mia që “nuk më dëgjonin” për shkak të sëmundjes. Pastaj vije ti me Blertën, i vogël dhe i brengosur që mos të më lësh vetëm. Bëheshim tre fëmijë dhe shikonim filma vizatimorë. O Zot sa kënaqeshim! Ti që atëherë e ke pasur syrin shqiponjë dhe qysh aso kohe i vëreje hollësitë nëpër filma, i vëreje cikërrimat që edhe të mëdhenjtë nuk i vërenin. Ka qenë kjo një shenjë se ti një ditë do të bëhesh pjesë e skenës teatrore, pjesë e botës së filmit. Do të bëhesh aktor i madh. Dhe u bëre. U bëre duke përballuar sfida nga më të ndryshmet që nga pengesat e provincializmit e deri te pengesat e mëdha politike të cilat nuk na lanë të qetë derisa ti u bëre një figurë e rëndësishme e artit, derisa me mijëra dashamirë të artit filmik e teatror u bënë adhurues të personalitet tënd.

Kurse unë krenohesha vëlla me ty, në çdo shfaqje teatrore, në çdo film e çdo serial. Krenohesha me çdo fjalë që e thoshin njerëzit për ty.

Krenohem edhe sot dhe do të krenohem gjithmonë, ndonëse tash është krejt ndryshe.

Gjithçka më duket se është përmbysur në jetën tonë. Ndjehet fuqishëm vetëm ajo energjia jote me të cilën zgjidheshin problemet tona; ndjehet mungesa e zërit tënd të kumbueshëm burrëror që i jep kuptim familjes; ndjehet mungesa e buzëqeshjes tënde, e kujdesit për babanë kur kishte probleme me tensionin dhe ti rrije gjithë natën me të; mungon vendimi yt i guximshëm për t’i zgjidhur hallet e vështira. E ndjejmë edhe atë humorin tënd karakteristik me të cilin na bëje të qeshim.


Loading...
loading...