E diela mbetet ditë jopune në Maqedoninë e Veriut

GJYKATA KUSHTETUESE: INICIATIVA E ODËS EKONOMIKE E PABAZË

Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të pabazë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, me të cilën kanë kontestuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për marrëdhënie pune, përkatësisht ligjin që e diela të jetë ditë jopune. Gjykata vendosi që të mos ngritët procedurë për këtë lëndë, me çka mbetet në fuqi ligji i cili rregullon të drejtën e punëtorëve që të mos punojnë të dielën, përpos në veprimtarët që përbëjnë përjashtim sipas ligjit aktual.

“Kjo lëndë u vendos në seancë para se të vijnë dy gjykatësit e ri, para se të votohen në Kuvend. Në këtë rast, atëherë kishim një njoftim publik se, propozimi ishte që ky ligj, dispozita e kontestuar, të mbetet në fuqi, me çka atëherë një gjykatës ishte kundër i cili paralajmëroi mendim të veçantë për këtë vendim” – tha Hristina Belovska, zëdhënësse e Gjykatës Kushtetuese.StrugaLajm

Ditë më parë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen e arritur mes partnerëve social që e diela të jetë ditë jopune.StrugaLajm

Ky ligj hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Me ndryshimet e miratuara, 92 përqind të të punësuarve nuk punojnë të dielën, ndërsa 8 përqind e të punësuarve që përfshihen në veprimtaritë ku nuk mund të ndërpritet procesi i punës, marrin 50 përqind mëditje më të lartë dhe një ditë të lirë shtesë gjatë javës së ardhshme. /KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...