Aktuale
E fshehën mbi gomë, Doganat e Maqedonisë kapën 76 kg duhan për nargile në një veturë të Bosnjë
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka njoftuar se ka parandaluar hyrjen në shtet të 76 kg duhan, në një veturë me targa të Bosnjës, duke mos paguar taksat në vlerë prej 221.6 mijë denarë, transmeton TV21.
“Nëpunësit doganorë në kufirin Bogorodicë, më datë 20.2.2023, në hyrje në shtet, gjatë kontrollit të veturës me targa të Bosnjës, kanë konfiskuar 76 kilogramë duhan për nargile, të paketuar në 135 pako nga 0.5 kg dhe 10 pako nga 1 kg. Malli është gjetur në hapësirën mbi gomën e majtë dhe të djathtë, në hapësirën ndërmjet ulëses së shoferit dhe të bashkudhëtaritt”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.
Malli është konfiskuar, kurse ndaj transportuesit do të parashtrohet shkresë përkatëse në Gjykatën përkatëse.