BLENDI PETROL
Aktuale

E KISHTE PËR DONALDIN? BORA ZEMANI BËN KOMENTIN EPIK PËR VLONJATËT

Moderatorja Bora Zemani ka bërë një koment për vlonjatët dhe të gjithë po pyesin nëse e kishte për aktorin Donald Veshaj. Bora moderon emisionin e ‘Përputhen’ dhe në puntatën e fundit dy prej konkurentëve takimin e tyre e kishin zhvilluar në Vlorë. Takimi mes Alvisës dhe Bashkimit kishte shkuar shumë mirë, por komente aspak pozitive nga vlonjatët e kishin penguar Bashkimin.

‘Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembët”, -tha Alvisa.

Komentin e saj Bora e ka pohuar dhe mund të themi se e ka bërë nga eksperienca e saj, pasi ka qenë e lidhur me një djalë nga Vlora si Donaldi. Bora i ka thënë Bashkimit se do mësohet me kalimin e kohës, pasi komentet dhe shikimet nuk i kanë me të keq.

“Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq”,– ia priti moderatorja teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Lidhja mes Bora Zemanit dhe aktorit Donald Veshaj, duket se ka përfunduar me deklaratën e aktorit për pëlqimin ndaj këngëtares Beatrix Ramosaj, por si duket Bora e ka të vështirë të mos e përmendi lidhjen e saj./News33

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button