E pabesueshme! Stomatologu arrin të rrisë një dhëmb të ri brenda 9 javësh

Doktor Jeremy Mao dhe ekipi i tij nga universiteti i Columbias në Nju Jork i kanë habitur të gjithë me shpikjen e re në fushën e stomatologjisë.

Ata arritën që të rrisnin një dhëmb për vetëm 9 javë, duke përdorur një skelë të qelizave staminale.

Ky zbulim do të thotë se shumë shpejt njerëzit do të mund të heqin dorë nga implantet dentare dhe do kenë dhëmbë origjinalë.

“Dhëmbi që mungon zëvendësohet me qeliza burimore nga trupi juaj dhe dhëmbi fillon të bashkohet me indet përreth vetvetiu.

Kjo rrit procesin e rigjenerimit dhe rezulton në rritjen e dhëmbit në një kohë rekord. Në thelb, kjo mund të nënkuptojë përfundimin e operacioneve të shtrenjta dentare të përdorura për të zëvendësuar dhëmbët dëmtuar”, shpjegon Dr. Mao.

Por gjithçka është në fazën e studimit dhe ende nuk është e përdorshme në praktikë. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...











Loading…


loading…