E pushuan nga puna, se mori pjesë te Përputhen!

Pastor i Kishës Ungjillore të Lushnjes ka përjashtuar nga kisha njërën nga konkurrentet e Përputhen +40. Gilberta tregoi në puntatën e sotme se pastori i Kishës i është shprehur se kush shkon në këtë emision, nuk ka më vend në shtëpinë e zotit. Pastori nuk ka rinovuar kontratën e punës për Gilbertën, sepse ishte pjesë e programit.

E pushuan nga puna, se mori pjesë te Përputhen!

“Unë kam frekuentuar kishën ungjillore që kur isha 16 vjeç. Jam besimtare, e dashuroj zotin, nuk kam qenë shumë e rregullt me kalimin e kohës. Kur u riktheva në Lushnje ai më priti krah hapur. Në momentin që i thashë për emisionin ai më tha që nuk më pëlqen ai emision.

E pushuan nga puna, se mori pjesë te Përputhen!

Ai nuk ishte dakord dhe nuk pranoi të më rinovonte kontratën e punës. Më erdhi keq sepse ai njeri ka ndihmuar shumë njerëz. Ai tha se kush shkon atje nuk ka vend këtu në kishë”, tha Gilberta.


Loading...
loading...