E RËNDË/ 41-VJEÇARI SHQIPTAR VETËVARET NË GJYKATË NË FRANCË, REFUZOI TË KTHEHEJ NË VENDLINDJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një 41 vjeçar nga Kosova është vetëvarur në bordumin e gjykatës në Bordo.

Sipas mediave të huaja mësohet se ai kishte refuzuar që të kthehej në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde. Fitim Uka u vetëvar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij.StrugaLajmStrugaLajm

“Në moshën 41-vjeçare, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehet në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet” , tha një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit më 15 dhjetor, në bodrumin e gjykatës së Bordosë.StrugaLajm

41-vjeçari do të gjykohej si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam, pastaj Prishtinë”, tha avokatja e tij, Abraham Hervé Diompy. Klienti i saj nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordos.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...