Gjykata e Peruxhas në Itali ka dënuar me 30 vjet burg kujdestaren shqiptare, Renata Keta, e cila rrahu për vdekje të moshuarën pasanike nga Zvicra, Daniele Claudine Chatelain.
Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2016. Keta ka patur një zënkë me të moshuarën që kujdesej prej vitesh dhe e ka rrahur atë.
Mësohet se Keta jetonte me të moshuarën, mirëpo ajo do të largohej nga Italia dhe nuk do ta merrte atë me vete. Gjykata e shpalli fajtore dhe ajo tashmë do të qëndrojë pas hekurave.
NGJARJA
Viktima është 70-vjeçarja Danielle Claudine Chatelain, e cila u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”.
Pas ekzaminimeve të para të trupit të pajetë, u arrit në përfundim se e moshuara është vrarë. E moshuara dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrahur. “Dhuna, kulmoi ndoshta, pasi viktima ka rënë nga shkallët”, shkruan Perugia Today.
70-vjeçarja është nga Zvicra, por jetonte prej shumë vitesh në Perugia.
Vrasja ka ndodhur pas një zënke, dhe nuk ishte hera e parë që Chatelain dhe Keta konfliktoheshin.
Arsyeja e konfliktit nuk është zbardhur ende, por mediat italiane ngrenë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur pasi e moshuara do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa Keta nuk do jetonte më me të.