E vërteta rreth PCR testit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për hyrje në Kosovë

Më herët nëpër media qarkulloi informacioni për vendosjen e testit PCR për hyrje në Kosovë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Telegrafi Maqedoni kontaktoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedoni për të kuptuar të vërtetën. Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së në Maqedoni, beson se ka qenë ndonjë gabim nga ana e Kosovës. “Ju njoftojmë se mbrëmjen e kaluar në vendkalimin kufitar “Bllace” kemi marrë njoftim nga Republika e Kosovës, se nga 23 dhjetori do të duhet test PCR për qytetarët e Maqedoni. Para pak çastesh, kemi marr njoftim se nuk duhet PCR test për qytetarët e Maqedonisë që duan të shkojnë në Kosovë” thotë Angelovski për Telegrafi Maqedoni.StrugaLajm

Përndryshe, numri i rasteve pozitive në Maqedoninë e Veriut ka zvogëlohet. /Telegrafi/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...