EDHE FËMIJËT E STRUGËS DUAN TË LUAJN…!

Zona e lirë në anën e djathtë të rrugës për në Kalisht në pronësi të RMV, e cila përdoret vetëm një herë në javë për tregëtim ditën e shtunë, mund të shndërrohet në zonë multi-funksionale, e që mund ti shërbej qytetit për zgjidhjen e disa problemeve dhe ta bëj më URBANE dhe më NJERËZORE!
Hapësira në fjalë e lënë pas dore për çështje përfitimi të dikujt, shpesh herë e aktualizuar në kohë zgjedhjesh për shitje, e paraparë me PDU për aktivitete SPORTIVO – REKREATIV, e cila me vite të tëra është ngarkesë e N.P. “KOMUNALE” për mirëmbajtjen e saj, ku e njejta mund të shndërrohet në “BËRTHAMË MAGNETIKE“ – tërheqëse për qytetin e Strugës.
Mund të paramendoni përfitimet e qytetit të Strugës, me STRUKTURËN NDËRTIMORE – OBJEKTIN që mund të sistemoj në vete :
- Parkim Nëntokësor – që zgjedh një pjesë të problemit të parkimit dhe largon parkimin rreth bregut të liqenit që zhvillohet në atë zonë
- Parter i PLANIFIKUAR, i hapur, mirë i menduar dhe i organizuar për qëndrim dite, pista sportive, mini terene sportive për vrapim dhe lojra të të gjithë grupmoshave, fëmijë, të rinjë, adoleshent, pensioner, shank veror me nyje sanitare dhe tualete publike që nuk egzistojnë fare në qytet dhe kjo zonë në afërsi me bregun e liqenit me të vertetë mund të shëndërrohet në zonë tërheqëse për qytetin e Strugës!
MODEL TJETËR PËR STRUGËN…
Lulzim Nasufi.
.gif)




























