Edhe infermieret po ikin

Nuk është vetëm paga arsye për largimin e këtij stafi nga spitalet dhe klinikat, por dhe ngarkesa e punës. Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8.4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4. Këto janë të dhënat nga publikimi i fundit ‘Health at a glance’ e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere në 1 mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në 1 mjek

Shkup, 24 prill – Në shëndetin publik shpeshherë mungojnë infermiere. I fundit është shembulli në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ku për shkak të mungesës së instrumenteve teknike dhe infermiereve, përkohësisht janë mbyllur disa departamente dhe salla të operimit, shkruan gazeta KOHA. Ky staf profesional ngadalë, por sigurt po humbet, ndërsa një nga arsyet kryesore është punësimi në vende më ta paguara jashtë vendit apo në spitale private në vend. Vlerësohet se së paku 400 infermiere kanë ndërruar uniformën nga shëndeti publik dhe kanë veshur ose uniformën e ndonjë spitali privat në Maqedoni, apo i janë bashkangjitur kolegëve në Kroaci, Gjermani apo Austri, disa dhe në SHBA dhe Australi.

INFERMIERET E PUNOJNË EDHE PUNËN E MJEKËVE

Për atë se pse ikin dhe si të mbahet ky personel në spitalet shtetërore, nga Shoqata e Infermierëve të Maqedonisë thonë se ka më shumë arsye. “Shumë nga infermieret, të cilat kanë mbaruar shkollimin e mesëm profesional, vendosin më tej për profesione të cilët paguhen më mirë dhe ku mund të ndërtojnë karrierë akademike. Pesha e punës dhe puna me ndërrime është gjithashtu një nga arsyet për mungesën e infermiereve tek ne, nëse merret parasysh fakti se shumica nga të punësuarit janë gra, të cilat kanë rol kyq në familjen. Me liberalizimin e vizave, shumë infermiere nga Maqedonia vendosën karrierën e tyre profesionale ta vazhdojnë në vendet e zhvilluara evropiane, ku gjithsesi motiv janë të ardhurat mujore, por dhe zhvillimin e karrierës dhe mundësi për përvetësim më të lartë të arsimimit në magjistraturë apo doktor në infermieri”, thotë Vellka Lukiç, kryetare e Shoqatës së Infermiereve, teknikëve dhe gjinekolog të Maqedonisë. Ajo sqaron se të ardhurat mesatare mujore të infermiereve në vendet e Bashkimit Evropian janë 2200 euro për orar pune prej 38 orë në javë, pa shtesë për kujdestari dhe ndërrime që paguhen veçmas. “Në Maqedoni, paga mesatare e infermiereve është nën mesataren. Në lidhje me punën, ajo asnjëherë nuk ka qenë problem për infermieret te ne, sepse infermierja çdoherë ka punuar një pjesë të punëve të profesionistëve tjerë shëndetësor. Kjo nuk ndodhë në vendet e BE-së. Atje saktë janë definuar detyrat e infermiereve, teknikëve dhe gjinekologëve”, sqaron për KOHA, Lukiç.StrugaLajmStrugaLajm

NË 1000 BANOR KEMI 4 INFERMIERE, NË BE JANË 8.4

Por, nuk është vetëm paga arsye për largimin e këtij stafi nga spitalet dhe klinikat, por dhe ngarkesa e punës. Tek ne, infermieret kujdesen për më shumë pacientë. “Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8.4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4. Këto janë të dhënat nga publikimi i fundit ‘Health at a glance’ e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere në 1 mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në 1 mjek, që tregon se infermieret janë kuadër deficitar në shëndetin publik, të mbingarkuar me punë. Duhet të mendohet për rritjen e numrit të infermiereve dhe arritjen e mesatares evropiane”, propozon Lukiç, ndërsa shton se “e gjithë ajo, e mbështetur nga legjislacioni për statusin e infermiereve si dhe rritja e pagave, do të kontribuojë në rritjen e cilësisë të shërbimeve si dhe kënaqësia e infermierëve në lidhje me statusin e shoqërisë”. Në lidhje me qëndrimin e Shoqatës për atë se si infermieret të mbahen në shëndetin publik dhe për atë se çfarë është bërë në atë drejtim, Lukiç thotë se duhet të përpunohet Ligji për infermieret dhe të rregullohen obligimet si profesion në aspektin e edukimit formal dhe joformal, aftësitë, njohuritë, standardet dhe normat për punë, si dhe të rregullohet rritja e pagës. “Shoqata jonë i vlerëson përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila me aktet e fundit nënligjore ka vendos të njohë arsimin e lartë të të gjitha infermiereve që kishte implikime dhe në rritjen e pagave të infermiereve dhe gjinekologëve. Gjithsesi duhet të përpunohet Ligji për infermieret, me të cilin janë rregulluar obligimet e infermiereve si profesion në aspektin e edukimit formal dhe joformal, aftësi, njohuri, standardet dhe normat për punë. Ky Ligj u përpunua nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me grupin punues të shoqatës, por edhe pse hyri në procedurë parlamentare, u kthye në përpunim”, shton Lukiç.StrugaLajm

NGA RUMANIA PËR GJASHTË VITE JANË LARGUAR 28.000 INFERMIERE

Mbi 14 mijë mjekë dhe 28 infermiere janë larguar nga Rumania në periudhën prej 2009-2015 shkroi së fundmi gazeta “Puterja”, duke u mbështetur në deklaratën e kryetarit të sindikatës së degës, Viorel Hushanu. Në Rumani, përcjell KOHA, për momentin ka pothuajse 14 mijë mjekë, të cilët punojnë në sistemin shëndetësor lokal, ndërsa po aq është numri dhe i atyre të cilët kanë ikur jashtë vendit, theksoi drejtuesi i sindikatës, ndërsa shtoi se në dy vitet e fundit, pasi mjekët ishin më të kënaqur prej asaj se çfarë ju ofrohet në Rumani, largimi i personelit mjekësor përtej kufijve është ulur. Sipas Hushanu, shkalla e lartë e politizimit, e cila fillon nga drejtorët e spitaleve deri te krerët e departamenteve, bashkë me financimin e pamjaftueshëm të sektorit, edhe më tej janë probleme kryesore në sistemin shëndetësor të Rumanisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...