Edhe Kadri Veseli ka rezultuar me koronavirus

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas testimit të kryer gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Veseli tha se është mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të theksuara.StrugaLajm

“Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.”StrugaLajm

Ai ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

Veseli në faqen e tij në facebook gjatë ditës kishte njoftuar se ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...