Edhe një muaj tjetër pagë minimale për të punësuarit në privat

Për të punësuarit në sektorin e biznesit Qeveria edhe për një muaj ka siguruar rroga minimale prej 14 500 denarëve. Kushti për aplikimin e kompanive për këtë ndihmë shtetërore është të kenë të ardhura të ulura për 30% gjatë krizës krahasuar me periudhën njejtë të vitit të kaluar. Autoritetet, pas analizave të bëra nuk presin që ekonomia të rimëkëmbet brenda natës dhe thonë se vazhdimi i kësaj mase është të mbrohen punëtorët. Afaristët vlerësojnë se kanë nevojë për ndihmë të paktën edhe për dy muaj.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...