Edhe për 1 majin të gjithë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçenë konferencën e sotme për shtyp tha se qeveria gjatë ditës së nesërme do të vendos për kufizimin e lëvizjes gjatë vikendit.

“Në mbledhjen e sotme të Shtabit unë kam përcjellë mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku me konsensus mendojnë se vikendi do të duhet të mbyllet komplet sërish. Pash edhe disa reaksionet të ministrit Çulev. Mendoj se nuk duhet të japim mendime personale. Të gjithë këta vendime bazohen në vlerësimet profesionale të Komisionit për Sëmundje Ngjitësi. Në çdo rast, qeveria nesër do të vendos për këtë çështje….Propozimi i Komisionit të sëmundjeve ngjitëse, është që ora policore të filloj nga ora 19 e ditës se enjte dhe të zgjas deri të hënën në ora 05 të mëngjesit. Por ky është vetëm propozim i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë gjatë ditës së nesërme”, deklaroi Venko Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...