Edhe pse ishte më koronavirus lëvizte në Strugë, paditet 34 vjeçari

NJPB-Struga ka ngritur kallëzim penal kundër një 34 vjeçari nga fshati Llabunistë, me banim në Strugë, për shkak të ekzistencës së dyshimit për kryerjen veprës penale “mos veprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie. “Më 23 Prill 2020, megjithëse atij iu dha një vendim nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit për izolim, ai u vërejt në një farmaci në Strugë. Kështu, i pandehuri nuk e respektoi vendimin e autoriteteve për ndalimin e lëvizjes së popullatës” tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-Ohër.

In : Aktuale

Loading...
loading...