Edhe Qafë Thana, do bëhet me një kontroll
Maqedonia vitin e ardhshëm do të vendosë “one stop shop” edhe me Shqipërinë, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Qëllimi është, siç tha Bekteshi, rritja e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.
“Maqedonia është tërësisht e përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit me shtetet e rajonit, në themelimin e zonës ekonomike të përbashkët me çka do të rritet konkurrenca e kompanive tona”, deklaroi ministri para fillimit të debatit publik në Odën Ekonomike të Maqedonisë për përfitimet e ekonomisë së Maqedonisë nga anëtarësimi në NATO dhe në BE.
Para dy ditëve, kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në takimin në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë paralajmëruan se do të fillojë realizimi i projektit “one stop shop”, i cili pritet ta shkurtojë kohën e doganimit dhe kontrolleve kufitare.