Edi Rama: Ka ardhur koha të legalizojmë kanabisin

Rihapet debati për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pesë vjet pasi u hodh si ide nga një prej njerëzit më të afërt të Ramës në atë kohë, legalizimi i kanabisit duket se është tashmë hapi i duhur për Edi Ramën. Ai paralajmëroi sot një konsultim me shqiptarët, të cilët mes pyetjeve për një sërë çështjesh, do të pyeten edhe për legalizimin e marijuanës farmaceutike.

“Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre. Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më. Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët”.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...