Edi Rama nga Peja : Paralajmëron bashkimin kombëtar 

 

Në Pejë ka nisur mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave dhe lehtësime tjera janë temat kryesore që po diskutohen, njofton agjencia e lajmeve INA. Në këtë takim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se brenda gjashtë muajve do të ketë liberalizim të plotë të lëvizjes së lirë të personave, shërbimeve, mallrave e kapitalit. “Brenda 6 muajve do të tariva zero mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu do të punojmë drejtë një integrimi të plotë ekonomik mes dy vendeve, i ngjajshëm me bashkimin doganor në BE. Njohje të plotë të dokumentave dhe shumë lehtësime tjera”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai tha se, ato shtete që e konsiderojnë këtë së kërcënim le të vijnë tu japin sqarime.Rama drejtoi akuza e ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se po luan me standarde të dyfishta ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Serbia me tri fytyra po përfiton nga proces. Kryeministri shqiptarë tha se, Kosova dhe Shqipëria janë për bashkim në procesin eurointegrues.Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se, e përkrah idenë e liberalizimit të plotë ekonomik mes dy vendeve./Ina/StrugaLajm

In : Rajoni

Loading...
loading...