Edmond Vejseli,zgjidhet kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Strugë

Sot në datë 01.04.2022, Shoqata e Mjekëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut – Dega Strugë, e mbajti takimin e radhës.
Takimin e hapi ish kryetari i degës Dr. Edip Shei, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, tregojë për aktivitetet e shoqatës gjatë mandatit të kaluar dhe shpalosi rendin e ditës, me këto pika:
- Zgjedhja e kryesisë së re
- Zgjedhja e anëtarëve të kryesis së degës
- Zgjedhja e kuvendarëve për Kuvendin Qëndror të Shoqatës dhe
- Të tjera
Fjalën përshëndetëse morën edhe Dr. Gafur Polisi, i cili foli për historikun e Shoqatës që nga themelimi deri në ditët tona, si dhe Dr. Sheriat Muharremi dhe Dr. Berat Lena
Sëpari u zgjodhën 7 anëtarët e kryesis së degës, të cilët janë:
- Dr. Edmond Vejseli
- Dr. Drita Roçi
- Dr. Visar Leshko
- Dr. Genc Polisi
- Dr. Majlinda Shei
- Dr. Ajet Asani
- Dr. Selami Zhaku
Më pas, anëtarët e kryesisë zgjodhën kryetarin dhe sekretarin e dëgës, ku në mënyrë unanime u vendos që për kryetar të SHMSHM dega Strugë të jetë Dr. Edmond Vejseli dhe sekretar Dr. Ajet Asani.
Për anëtar të Kuvendit qëndror u zgjodhën:
- Dr. Vullnet Bekteshi
- Dr. Enis Bojku dhe
- Dr. Violeta Nasufi
Kurse për anëtar të Kryesisë Qëndrore u zgjodhën:
- Dr. Armend Arsllani dhe
- Dr. Edip Shei