Efekti Ekonomik i Minishngenit Ballkanik-Vegim Bizati

Historia njeh forma të ndryshme të organizimit politik. Në kohërat mesjetare forma e organizimit të shoqërisë ishin mbretëritë. Në ato kohëra ari ishte forma e shkëmbimit për tregti ndërmjet qytetarëve dhe mbretërive. Një mbretëri ishte shumë produktive dhe prodhonte një gamë të gjerë të produkteve të ndryshme. Tepricën e produkteve jua shiste mbretërive të tjera dhe pasurohej vazhdimisht. Kjo mbretëri u pasurua shumë ndërsa mbretëritë e tjera përreth u varfëruan. Tregtia ndërmjet mbretërive mbërriti deri në atë pikë ku mbretërit të tjerë nuk kishin ar për të blerë produkte. Si pasojë e varfërimit këto mbretëri ishin nën influencën e mbretërisë që u pasurua.Merkantilizmi është një teori ekonomike, që është një formë e nacionalizmit ekonomik, që në thelb thotë se prosperiteti i një shteti është në varësi të ofertës së kapitalit, dhe se vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërkombëtare është “i pandryshueshëm”.Asetet ekonomike (apo kapitali) përfaqësohen nga floriri, argjendi, apo valuta e shkëmbimit të një shteti, të cilat rriten më mirë nëpërmjet një bilanci tregtar pozitiv ( eksporte minus importe) me shtetet apo entitete të tjera.Në ditët moderne kjo dukuri vërehet në tregtitë ndërmjet shteteve. Shtet e fuqishme vazhdimisht fuqizohen ndërsa shtet të tjerë varfërohen. Teoria ekonomike thekson se tregu rregullon vlerën e valutës.

StrugaLajm

Pra shtetet më efikase dhe produktive kanë vlerë më të lartë të valutës në krahasim me shtetet jo efikase dhe produktive. Për ta kuptuar më thjeshtë Ceteris Parbus (nëse kushtet të tjera janë të barabarta dhe të pandryshueshme) Supozojmë se kemi dy shtet A dhe B. Nëse shteti A i shet më shumë shtetit B atëherë vlera e valutës së shtetit A do të rritet ndërsa valuta e shtetit B do të ulet. Si pasojë produktet e shtetit B do të jenë më të lira dhe përsëri do të arrihet balanca. Rënia e vlerës së valutës quhet Devalvim. Devalvimi po ashtu nënkupton varfërimin e popullatës respektivisht ulja e fuqisë blerëse. Por ky mekanizëm nuk është i mundur për shtetet që kanë të njëjtën valutë si shtet e Bashkimi Evropian që përdorin Euro si valutë shtetërore dhe SHBA.Si e zgjedhin këtë problematikë Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian? SHBA e ka formën më efikase krahasuar me BE. Niveli i centralizimit politik në SHBA është më i lartë në krahasim me BE të decentralizuar. Forma e arritjes së balancës me qëllim që gjitha shtet të zhvillohen në mënyrë të barabartë arrihet me shpërndarjen e financave nga buxheti në mënyrë jo të barabartë. Pra shtet kompensohen me investime kapitale nga buxheti dhe në këtë formë arrihet që të mbahet balanca dhe zhvillimi i njëjtë i shteteve në SHBA. Në Unionin Evropian kjo balancë arrihet nëpërmjet fondeve.Në opinion publik po diskutohet Minishengeni Ballkanik. Po dalin zëra të ndryshëm pro dhe kundër këtij projekti. Minishengeni Ballkanik promovon: Lëvizja e lirë e qytetarëve, Lëviza e lirë e kapitalit, Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve. Pa dyshim që liria e lëvizjeve është pozitive por në çfarë çmimi ?Shteti me prodhimtari më të lartë dhe me industri më të zhvilluar nga 3 shtet nismëtarë të iniciativës për krijimin e Minishengenit Ballkanik është Serbia. Ky projekt është strategjik për Serbinë pasi që do të jetë përfituesi më i madhë nga tregtia e lirë. Çfarë është përfitimi i dy shteteve tjera? Pasi që ky projekt ka nivelin ekonomik dhe jo atë politik në këtë rast R. Maqedonisë dhe R. Shqipërisë do të vijnë në pozicionin e mbretërive që u varfëruan nga tregtia. Në mungesë të mekanizmave politik për të arritur balancën nga humbja nga tregtia teorikisht i vetmi mekanizëm për tu mbrojtur mbetet devalvimi i valutës kombëtare. Heqja dorë nga kursi fiks ndaj Euros dhe devalvim i valutës kombëtare nënkupton uljen e fuqisë blerëse ose varfërim të popullatës deri në pikën e balancës. Por praktikisht devalvimi i valutës kombëtare nuk do të ndodhë për shumë arsye të ndryshme, e njëjta do të mbahet e pandryshueshme siç ndodh edhe sot. Dallimi ndërmjet Unionit Evropian dhe Minishengenit Ballkanik qëndron në mekanizmat e balancimit. Në BE edhe pse do të kenë bilanc negativ tregtar, balancimi dhe zhvillimi i shtetit do të garantohet nëpërmjet fondeve dhe alokimit të resurseve financiare nga BE respektivisht investimeve kapitale. Ndërsa në Minishengenin Ballkanik për shkak të nivelit ekonomik të organizimit dhe jo ati politik balancimi i zhvillimit nuk do të arrihet. Shteti Serb do paraqitet si fituesi absolut i kësaj marrëveshje.Me rëndësi është theksimi i marrëveshjes CEFTA e nënshkruar nga vendet e Ballkanit perëndimor për tregti të lirë ndërmjet shteteve nënshkruese. Të tre shtet nismëtare të Minishengenit Ballkanik janë nënshkrues të kësaj marrëveshje. Bilanci i kësaj marrëveshje duhet rishikuar dhe duhet ndërmarr hapa dhe mbrojtje në industritë strategjike.Forma më e mirë e organizimit ekonomik dhe politik për vendet Ballkanit është Bashkimi Evropian. E gjithë energjia duhet fokusuar në drejtim të anëtarësimit drejt BE dhe çdo formë tjetër e organizimit është çorientim nga objektivi kryesor.Sot jetojmë në formë më të organizuar se në kohërat e monarkive. Dallimi në organizimin e shtetit dhe kompleksitetin e menaxhimit qëndron në shumë faktorë por gjeneza dhe principet qëndrojnë të njëjtë. StrugaLajm

Nga Vegim Bizati


Loading...
loading...