Eh “tangat” e Taynes

Shkruan: Vigjilent Leka

Deri në këtë nivel është degraduar politika në vend, saqë temë dy-javore janë “tangat” e Taynes.

Pushteti organizon festë të lodhtë me yjet e estradës, opozitës i mbesin sytë te “tangat”.

Pushteti nuk akuzohet asnjëherë për vilat e makinat luksoze që i kanë në pronësi vartësit e tyre, por më të rëndësishme janë “tangat”. Eh “tangat”.

Keni parë ndonjëherë që politikanët të flasin për pasurinë e njëri-tjetrit? Normal që JO. Në atë pjesë janë të njëjtë, të gjithë shfrytëzojnë privilegjet qe iu mundëson politika.

Sot mu kujtua skandali i brekëve në Shqipëri. Shukriu, ish-kryetar komune, më shumë ishte akuzuar për brekët e grisura sesa për keqpërdorimin e detyrës.

Kështu është realiteti i sotëm. Pushteti na ofron “tanga”, opozita i analizon ato.

Sa për të qeshur po aq edhe tragjik është nocioni i brekëve(tangave) në politikë. Nëse do mundoheshim të gjenim një emërues të përbashkët për të bëmat e politikanëve dhe ecurinë e tyre patjetër se ai emërues do ishte “brekët”.


Loading...
loading...