Ekipi i struganëve fiton në Gjermani: “Team Struga” me 8 fitore rresht dhe bilanc golash 29-1, tani synojnë sukses në Zvicër

Struganët mahnitin në Gjermani: “Team Struga” fiton turneun “Wiehl Cup 2025” me 8 fitore rresht dhe bilanc mbresëlënës golash 29-1 – destinacioni i radhës, Zvicra
Këln, Gjermani – Skuadra strugane “Team Struga” ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Wiehl Cup 2025” të zhvilluar në Gjermani, duke e përfunduar me plot 8 fitore në po aq ndeshje dhe një bilanc të jashtëzakonshëm golash 29-1.
Të drejtuar nga trajnerët Driton Asani dhe Vendim Asani, kjo skuadër dëshmoi disiplinë, forcë dhe talent të jashtëzakonshëm, duke e bërë krenar komunitetin strugan në diasporë dhe më gjerë.
Pas këtij suksesi, “Team Struga” do të marrë pjesë më 29 qershor në një tjetër turne të rëndësishëm që do të mbahet në Frauenfeld të Zvicrës, ku pritet të përfaqësojnë me po aq sukses ngjyrat e Strugës.
