
Burime të sigurta të Strugalajm bëjnë të ditur se Mendi Qyra, biznismen i njohur, do të shpallë kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Strugës deri në fund të javës së ardhshme.
Sipas informacioneve, Qyra ka zhvilluar prej javësh takime të mbyllura me qytetarë, profesionistë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit, duke përgatitur terrenin për një fushatë gjithëpërfshirëse.
Kandidimi i tij si i pavarur por i mbështetur nga VLEN shihet si një lëvizje që mund të rishkruajë balancat në skenën politike lokale.
Deklarata zyrtare pritet të bëhet në një konferencë për media ose dalje publike të organizuar gjatë ditëve në vijim, ku do të prezantohet edhe platforma e tij për zhvillimin e Strugës.
Portali ynë do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë zhvillim dhe do t’ju informojë me detajet më të fundit për një nga kandidaturat më të përfolura të kësaj gare.(Strugalajm.com)