Aktuale

Elif Labënishti kampione në “Kupa e Pavarësisë 2026”-Drini i Strugës dominon në Mitrovicë

Sukses i madh për sportistët e rinj të Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga në arenën ndërkombëtare. Sot (14.02.2026), në Mitrovica, u zhvillua Turneu i parë Ndërkombëtar në Karate “Kupa e Pavarësisë 2026”, i organizuar për nder të pavarësisë së Kosova.
Në këtë ngjarje sportive morën pjesë klube nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke e kthyer turneun në një arenë të fortë konkurruese për talentet e reja të karatesë.
Klubi “Drini” e hapi vitin garues 2026 me paraqitje mbresëlënëse: tre sportiste, tre medalje. Medaljen e artë e fitoi Elif Labënishti në kategorinë U12 (-35 kg), ndërsa medaljet e bronzta u siguruan nga Gresa Pollozhani (U11, -40 kg) dhe Jara Nasufi (U11, -35 kg). Rezultatet konfirmojnë punën serioze dhe përgatitjen e vazhdueshme të klubit strugan.
Nga Klubi i Karatesë “Drini” u shpreh falënderim i veçantë për kompaninë “Signas”, e cila mundësoi transportin për pjesëmarrjen në këtë turne.
“Vazhdojmë tutje!”, është mesazhi motivues i klubit pas këtij starti të suksesshëm të vitit sportiv.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button