Emrat e 10 yjeve botërore që marrin shuma marramendëse për një postim në “Instagram”

Janë publikuar disa nga emrat e personazheve të njohur që fitojnë më së shumti para për postimet që bëjnë në rrjete sociale, gjegjësisht në rrjetin social “Instagram”.

Sipas një njoftimi të bërë nga kompania britanike e rrjeteve sociale, “Hopper HQ”, futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, kryeson në listën e të famshmëve me më së shumti fitime nga “Instagram”.

Sipas hulumtimit, vlerësohet se sa dhe çfarë mund të bëjë secili njeri i famshëm.

Ylli portugez u kërkon reklamuesve një shumë prej 1.35 milion eurosh për një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bazë të firmës së marketingut.

“HopperHQ” ka përpiluar listën duke analizuar faktorët përfshirë aktivitetin mesatar të llogarisë, sa shpesh poston dhe një sërë variablash të tjerë, përmendur edhe ndjekësit dhe mënyrën për një artikull apo imazh të sponsorizuar.

Më poshtë keni emrat e 10 yjeve botërore që marrin shuma marramendëse për një postim, nga Ronaldo e deri tek Kendall Jenner.StrugaLajm

1. Cristiano Ronaldo 1.35 milion euro – për një postim në Instagram

2. Dwayne Johnson 1.28 milion euro – për një postim në Instagram

3. Ariana Grande 1.27 milion dollarë – për një postim në InstagramStrugaLajm

4. Kylie Jenner 1.26 milion dollarë – për një postim në Instagram

5. Selena Gomez 1.23 milion dollarë – për një postim në Instagram

6. Kim Kardashian 1.19 milion euro – për një postim në Instagram

7. Lionel Messi 981 mijë euro – për një postim në Instagram

8. Beyonce Knowles 964 mijë euro – për një postim në Instagram

9. Justin Bieber 938 mijë euro – për një postim në Instagram

10. Kendall Jenner 888 mijë euro – për një postim në Instagram.

In : Showbiz

Loading...
loading...