Emrat vjetër dhe kërkesat vonojnë ndarjen e kulaçit

Kryeministri Zaev dhe ministrat e Qeverisë re që nga zgjedhja e tyre pothuajse çdo ditë janë të takime me ambasadorët e vendeve perëndimore duke shfaqur diskurs kryesisht reformator dhe me premtime të mëdha se vendi shuam shpejtë do të avancojë drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO, shkruan gazeta KOHA. Madje, në vend ka zëra diplomatik kohëve të fundit që thonë se në samitin e radhës Maqedonia mund të bëhet anëtarja më e re e NATO-s. Përskaj këtij angazhimi të Qeverisë, që të vënë bazat e kursit reformator të saj drejt integrimeve eruoatlantike, 62 numrat e mbështetjes së saj në Parlament nuk tregojnë siguri afatgjate. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare po punon këto kohë jo vetëm me pozitën, por edhe me opozitën, që vendi të mos humb më kohë në aspektin e afrimit me BE-në dhe NATO-n. Për shkak se partitë shqiptare të shumicës parlamentare kanë mosmarrëveshje mes vete sa i përket ndarjes së kulaçit qeveritar, jozyrtarisht flitet se LSDM dhe BDI janë të interesuara të afrojnë edhe PDSH-në në Qeveri. Kjo lëvizje vjen dhe për faktin tjetër se LSDM dështoi të merr Lëvizjen BESA në Qeveri për të rritur sigurt mbështetjen në Parlament më 67 deputetë. Siç merr vesh gazeta KOHA, kërkesat e mëdha të dy partive, LR-PDSH dhe RDK, ka bërë që LSDM përmes BDI-së të kërkojë përfshirjen e mundshme të PDSH-së në Qeveri. Në rast të refuzimit të Thaçit për të qenë në Qeveri, të paktën PDSH-së ti kërkojnë përkrahje afatgjate të Qeverisë me kompensim që kjo parti të mbajë pozicione të rëndësishme shtetërore, thonë burime anonime të gazetës KOHA. Përderisa në PDSH nuk e komenton askush bisedën telefonike mes Ahmëtit dhe Thaçit, në BDI thonë se shihet përpara për zhvillimin e një takimi mes këtyre dy liderëve. “Takime nuk kemi pasur, por ka pas një bisedë telefonike mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ku edhe janë dakorduar për takim të përbashkët ditëve në vijim”, ka theksuar Bujar Osmani nga BDI-së. I pyetur se nëse këto takime janë për hyrjen e PDSH-së në qeveri, Osmani ka thënë se nuk mund të paragjykohet se cilët do të jenë temat e bisedimeve ditëve në vijim. Ndryshe, LSDM me BDI-në dhe ASH-në, deri më tani kanë rënë dakord vetëm për ndarjen resoriale të zëvendësministrave dhe të sekretarëve shtetëror, por jo dhe për emrat konkret. Arsyeja pse për emra nuk është vendosur është se në BDI të njëjtit njerëz që kanë pasur funksione të larta në Qeveri me Nikolla Gruevskit, por dhe njerëz që përfliten se kanë problem me ligjin, janë këmbëngulës që të marrin udhëheqjen nëpër drejtori të rëndësishme, gjë që për shumë prej tyre nuk ka rënë dakord LSDM, thonë në partinë e Ahmetit. Nga LSDM lidhur më këtë çështje zyrtar të saj partiak thonë në kushte anonimiteti se “Zaev ka toleruar për disa ministra, por për zëvendës, sekretar shtetëror dhe drejtorë nuk mund të pranojë njerëz që në të kaluarën kanë pasur zero performancë. Bile disa edhe kanë qenë kyç në emërime në gjykata dhe prokurori”, thonë zyrtarë të lartë të LSDM-së. Tjetra, shtojnë ata, janë disa drejtori dhe gjykata që domosdo kërkohen njerëz profesionist që mund ta ndjekin ritmin reformues të Qeverisë. “Gjatë Qeverisë Gruevski disa funksionar të BDI-së vetëm fizikisht kanë qenë prezent në institucionin që kanë udhëhequr, por se tërësisht kanë qenë të fokusuar për interesa të ngushta partiake’, thonë nga partia e Zaevit. Në pyetje nëse e njëjta vlen edhe për persona nga LR-PDSH dhe RDK, zyrtarë nga LSDM përsëris qëndrimin se “pa njërëz me begraund profesional nuk mund të ketë Qeveri reformatore”. Nga ana tjetër, nga BDI thonë se personat që po pretendojnë këtë herë të marrin përsëri funksione të larta shtetërore, ka mundësi që disa prej tyre të shkojnë vetëm anëtar nëpër disa borde, ku do të marrin mëditje të larta me qëllim të neutralizimt të tyre. Ndryshe, siç ka raportuar një ditë më parë gazeta KOHA, LSDM me BDI-në dhe ASH-në, janë marrë vesh që BDI të këtë zëvendësministër në resorin e punëve të brendshme, të arsimit, të financave dhe të transportit, ndërsa sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës, në SIMO, bujqësisë dhe në shoqërinë informatike. Ndërkaq, ASH ka siguruar dy poste zëvendësministrash, në resorin e punës dhe politikë sociale dhe në atë mbrojtjes ndërsa dy sekretar shtetëror edhe atë në ministrinë e drejtësisë dhe në ministrinë e punëve të jashtme. Sipas burimeve anonime është e mundur që gjatë vikendit të tre partitë të vendosin për emra për zëvendësministra dhe sekretar shtetëror, por më shumë gjasa ka mundësi të mbyllte kjo deri kah mesi i javës së ardhshme kur pritet ët dihen edhe drejtoritë që do ti ndajnë partnerët e koalicionit.

In : Aktuale

Loading...
loading...