BLENDI PETROL
Aktuale

Emri i Luftëtarit Isa Fazliu,tubon qytetarët e Tërnovës në një iftarë të përbashkët!

Me ftesë të Shoqates Humanitare „Tërnova“,sonte u shtrua darkë iftari për bashkëfshatarët e Luftėtarit të Lirisë,Dëshmorit të Kombit Isa Fazliu nga Tërnova e Gostivarit dhe ku mernin pjesë mbi 300 të ftuar.Në këte darkë e cila shtrohet në muain e shejtë të Ramazanit ishin të ftuar edhe disa bashkëluftëtarë të Dëshmorit,në krye me familjarët e Tijë,ku kolonës së madhe të mysafirëve,ju printe prindi i dëshmorit Bejtulla Fazliu.
Në emer të Shoqates „Tërnova“ të pranishmit për pjesmarje i falemenderoi Elbash Abazi.Para se të shtrohet Iftari një delegacion i kryesuar nga Veprimtari Luan Veliu,vën llule të freskëta të kësaj pranvere tek Shtatorja e Dëshmorit Isa Fazliu.
Kujtojmë se kjo Shoqat me fillimin e muajit Ramazanit,shpërndau mbi 20 pako ushqimi për familjet në nevojë.

 

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button