Emri i Maqedonisë ka përparim në Ohër

Mënjanimi i irredentizmit nga të dyja palët dhe bashkëpunimi i ardhshëm mes dy vendeve janë temat për të cilat u diskutuat në Ohër në takimin e ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias.

Për herë të parë është folur edhe për kornizën kohore dhe hapat që do të ndërmerren në rast të arritjes së marrëveshjes. Dimitrov pas takimit deklaroi se në takim është biseduar për të gjitha çështjet, përfshirë edhe ato ku akoma ka dallime. Ai tha se kanë pasur bisedime të hapura dhe të sinqerta.

Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme

“Për një pjesë të tyre ka përparim, për një pjesë akoma ka dallime. Kemi folur për herë të parë për kornizën kohore dhe për hapat që do të ndërmerren nëse arrihet marrëveshje, si do të implementohet ajo. Ishte bisedë me mirëkuptim për nevojat e tjetrit. Sfida jonë më e madhe është se si shqetësimet tona kryesore për të dyja palët t’i kuptojmë dhe ta gjejmë kombinimin që do të siguroj atë.StrugaLajmStrugaLajm

Përderisa kemi biseduar, kanë zhvilluar takim edhe grupet punuese të përbëra nga diplomatë të lartë, të cilat në bazë të përparimit të bisedimeve në Vjenë, kanë dakorduar tekstin për bashkëpunimin e ardhshëm në sfera të ndryshme. Kanë punuar edhe në tekste për ndalimin e irredentizmit nga të dyja palët dhe po ashtu në paragrafët e preambulës të marrëveshjes së ardhshme”.

Edhe ministri Kocias u shpreh se ka përparim edhe në nivel ministror edhe në atë të grupeve të punës, duke vlerësuar se sot është bërë një hap pozitiv.StrugaLajm

Nikos Kocias, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë

“Po përafrohemi, po i zgjidhim problemet tona, mbeten çdoherë e më pak tema për zgjidhje, por ato janë më të vështirat. Sot kemi bërë edhe një hap pozitiv. Shpresoj se edhe problemet më të vështira mund t’i bëjmë më të lehta. Jemi të ballafaquar me probleme të mëdha dhe të vështira të shkaktuara nga të tjerët dhe problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën, por ajo është puna e diplomacisë”.

Në lidhje me takimin e sotëm Dimitrov dhe Kocias do t’i informojnë kryeministrat e vendeve të tyre, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Ndërkohë, të dy ministrat konfirmuan se së shpejti do të ketë edhe takime të reja mes tyre. I pari, siç u paralajmëruar gjatë pres konferencës së sotme, do të jetë më 3 dhe 4 maj në Selanik, ndërsa do të takohen edhe më 11 dhe 12 maj. Ata thanë se procesi do të vazhdoj dhe për informatat konkrete rreth tij do të informohet opinioni. Shenja

In : Aktuale

Loading...
loading...