Enis Musait, struganit të Bazelit i dërgohet ftesa për tu bashkuar me Shqipërinë


Enis Musai futbollistit me origjinë nga Struga që jeton dhe vepron në Zvicër i është dërguar ftesa që të bashkohet me kombëtaren U17 mëson Strugalajm.com.Kjo është ftesa e dytë që i adresohet Musait konfirmon Sokol Dauti përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit për Zvicër.Ftesa është dërguar për grumbullimnin që do të bëhet për sfidën miqësore me Bosnjën .Futbollisti i talentuar me origjinë nga Frëngova e Strugës, Enis Musai, i lindur ne Kantonin e Bernit më 6 prill të vitit 2003, në Biel po shkëlqen me skuadrën e tij të Bazelit .


Mesfushori 16 vjeçar tashmë 3 vite më rradhë është pjesë e skuadrës së njohur zvicernae, ndërsa fillimet e tij të para deri në moshën 12-vjeçare i kishte me skuadrën e FC. Etoil të Biel Bienne.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...