Era Istrefi ndez Moskën, e bën shqiponjën midis stadiumit Luzhniki, çmenden rusët!(FOTO)

Këngëtarja nga Kosova performoi në finalen e Kupës së Botës Në natën më të rëndësishme të futbollit në Botë, aty ishte edhe Era Istrefi, që pati një performancë të mrekullueshme së bashku me Will Smith e Nicky Jam.

Me këtë arritje këngëtarja e famshme bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë, ashtu si Xhaka e Shaqiri me golat e tyre, shkruan rtv21.tv.

Njëjtë si Xhaka e Shaqiri as Era nuk e harroi shqiponjën, duke publikuar një fotografi në Instagramin e saj, ku shihet ajo brenda stadiumit në Luzhniki të Moskës, duke bërë shqiponjën me duar, e në përshkrim shkruan: “Njohje për të gjithë Dashuri për të gjitha kombet ♥”. Në këtë finale pjesë e të cilës ishte Era, kampion u shpall kombëtarja e Francës, e cila mundi Kroacinë me rezultat 4 me 2./21Media

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...