Erdhi PISA …u turpëruam!

Mos i flisni fëmijëve në shtëpi pse nuk shkojnë mirë me shkollën, nuk janë ata fajtorët, ndryshoni udhëheqësit e krimit arsimor, ata kanë 12 vjet që vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë, ne i pushojmë nga puna në 12 prill! E thjeshtë, e drejtë, urgjente!

Nga Dr. Arben TARAVARI
A e mbani mend atë lloj profesori të rreptë por tepër të ditur që askush nuk e kishte frikë por të gjithë e respektonin për shkak të njohurive të tij/saj?
Besoj pjesa më e madhe e jona, mos them të gjithë, e kanë të agravuar në memorien e tyre një burrë apo grua me pamje fisnike që e admironin dhe ëndërronin që një ditë të bëheshin njësoj si profesora dhe profesoresha.
Nga ana tjetër të gjithë pa përjashtim e mbajnë mend ndjesinë e ankthit që të krijonte provimi nga këto lloj figurash mitike. Një ndërthurje e frikës se mos dështoje kombinuar me dëshirën për rezultatet të mira janë emocione që janë provuar për herë të parë në bankat e shkollave duke i kthyer vitet e shkollës kryesisht në më të bukurit e jetës.
Shkolla për fat të keq me kalimin e viteve sa ka ardhur dhe është kthyer në një insitucion shqetësimi…dikur prindërit festonin kur dërgonin fëmijët në klasë të parë, sa vinte dhe bëheshin më krenarë e më të sigurtë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kurse sot ankthi sa vjen dhe rritet me kalimin e viteve shkollore!
Arsimi në Maqedoninë e Veriut ka 20 vjet që ka shkuar në rënie të lirë!
Këtë nuk e kam thjesht një konstatim si rrjedhojë e punës time si profesor, këtë e konfirmoi për herë të tretë PVNN-ja (Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësëve), ose si njihet më shumë PISA (Programme for International Student Assessment).
Jo më kot fola për profesorët fisnik në krye të shkrimit, sepse PISA ndër shumë programe ndërkombëtare që testojnë nivelin e njohurive të auditoreve shkollore, është ndoshta më seriozi prej tyre, të zgjon mallin pikërisht e atyre profesorëve dinjitozë që nuk tallen me ty duke të mbajtur injorant e duke të të shkatërruar të ardhmen!
Kështu erdhi PISA dhe na tregoi me shifra që të vjen të qash kur i lexon se ne jemi shtet me injorancë masive, e cila është tashmë në thelb të shtetit dhe administratës.
Jemi renditur në fund të Evropës…
Kemi 75% analfabetizëm funksional, nga ku 90% janë shqiptarë!
Vini re: analfabetizmi funksional nuk është njësoj me analfabetizmin!
Ndryshe nga analfabeti që nënkupton paaftësinë e individit për të shkruar apo lexuar fjalë të thjeshta në një gjuhë të dhënë, një analfabet funksional di shkrimin dhe leximin e gjuhës por është i paaftë të kuptojë përtej njohurisë themelore, të ndërtojë koncepte mbi fjalë të caktuara, nuk ka asnjë njohuri më tepër  për të kryer funksione të tjera në shoqëri.
Me fjalë të tjera, një analfabet funksional mund të jetë një nënpunës shtetëror i cili di të lexojë numrin e zyrës së tij, di të lexojë emrin e shefit, di të numërojë paratë e rrogës dhe mban mend datën që duhet t’i marrë, kupton çfarë ēshtë orari i punës dhe është në dijeni të konceptit të kohës, 8 orë rri në punë duke zbatuar limitet me përpikëmëri, por…nuk është i aftë të kuptojë që në zyrë nuk ndodhet për të ndejtur gjithë ditën në Instagram apo Facebook, nuk ēshtë i aftë të kuptojë që duhet t’i shërbejë qytetarit por mendon se duhet t’i shërbejë kryetarit të partisë së tij, nuk është i zoti të shpjegojë se cila është puna e tij funksionale, pra që ka një funksion dhe impakt në shoqëri…atëherë ne ndodhemi para një analfabeti funksional!
Për qamet në provimin e tretë të PISA-s që keq se po vazhduan kështu kemi një të ardhme të sigurtë si një shtet që do ketë veçori kryesore Analfabetizmin Funksional! Do ishte madje dhe një ofertë ndjellëse turistike, do vinte gjithë bota për të parë kaosin shoqëror që aktualisht është anormal! Më falni! Jo, nuk do të ishte kështu! Nëse arsimi në Maqedoni vazhdon kështu, atëherë jam i sigurtë që ky shtet ose do të zhduket ose do t’i vërë flakën kontinentit!
Është e pabesueshme se ata që kryesojnē në injorancë në testim janë pikërisht shqiptarët!!! Padashur të bie në ujëra diskriminimi por shqiptarët janë një komb kaq i zgjuar, i kanë dhënë dhe i japin vazhdimisht historisë botërore mendje gjeniale, kanë ndërtuar dhe ndërtojnë shtete moderne, disa herë prijës ose bashkëpunëtorë të prijësve të ngjarjeve me rëndësi ndërkontinentale…si është e mundur që të jenë kaq të paditur këtu?!
Janë! Se arsimimit të tyre ka 12 vjet që i është vënë tyta e topit! Si jo rrallë herë shqiptarët goditen në pikën e tyre më të fortë që ēshtë Arsimimi! Tepër inteligjent, të prirur për të nxënë shpejt, shqiptarët janë bërë halë në sy për shumë sundues pathologjik (si çdo sundues)! Askush që nuk na do  do të dëshironte që të përparonim, ndaj na minojnë arsimin dita-ditës që të katandisemi në turp të vetes, të paaftë për të kuptuar se si kryhen punë të caktuara!
A e dini pse?! Sepse duan të vjedhin rehat, të shkatërrojnë jetë njerëzish e të jenë të pangacmuar në punët e tyre të pista! Sa më i zhvilluar Analfabetizmi Funksional aq më i zhvilluar Kriminaliteti Funksional, janë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin!
12 vjet ka BDI-ja që drejton me sukses sulmin ndaj popullit shqiptar duke çuar thellë e më thellë në errësirë diturinë dhe arsimimin shqiptar!
Të ishin parti maqedonase do dhimbte por fakti që janë parti shqiptare të vdes!
Kur të vjen e keqja nga i joti është Tradhëti!
Prandaj ikin të rinjtë! Janë të tradhëtuar, shkojnë në shkolla si delet në gojë të ujkut!StrugaLajmStrugaLajm

Bijtë e trashigimtarët e Faik Konicës apo Jeronim De Radës, bashkëkombasit e Ismail Kadaresë dhe Ferit Muratit nuk mposhten lehtë, kanë 12 vjet që udhëhiqen nga një arsim penën e përdor si pushkë…që goditen por nuk rrëzohen!
Mos i flisni fëmijëve në shtëpi pse nuk shkojnë mirë me shkollën, nuk janë ata fajtorët, ndryshoni udhëheqësit e krimit arsimor, ata kanë 12 vjet që vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë, ne i pushojmë nga puna në 12 prill! E thjeshtë, e drejtë, urgjente!StrugaLajm

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)

In : Aktuale

Loading...
loading...