Erdogani e humbi Stambollin e fiton opozita

Janë numëruar 100 për qind të votave në Stamboll, dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka humbur zyrtarisht bastionin e tij.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve lokale në Stamboll.

Ekrem İmamoğlu i Partisë Republikane Popillore ka fituar 48,79 për qind, ndërsa kandidat nga AKP’ja e Erdoganit, Binali Yıldırım, ka fituar 48,51 për qind.

Kjo është hera e parë që Erdogan i ka humbur zgjedhjet në Stamboll, të cilin e ka udhëhequr edhe vetë gjatë mandatit 1994-1998.

In : Aktuale

Loading...
loading...