“Është koha për turshi” për fundjavë në rrugën “Maqedonia”

Dhjetë kompani të Maqedonisë, përpunues së pemëve dhe perimeve, për fundjavë do të kenë mundësi të promovohen dhe ta prezantojnë sektorin përpunues në tregun vendor në ngjarjen “Është koha për turshi” që do të mbahet të shtunën dhe të dielën, në rrugën “Maqedonia” në Shkup. Siç kumtoi në konferencë për shtyp drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Maqedonisë të Përpunuesve (AMP), Sasho Ristevski, qëllimi i manifestimit është që ta promovojë industrinë vendase të konservimit dhe ta rrisë vetëdijen tek konsumatorët në tregun vendas për cilësinë dhe sigurinë e prodhimeve që kjo industri i ofron. “Është koha për turshi” organizohet me mbështetje të Komunës Qendër dhe Ministrisë së Ekonomisë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...