Etniteti:Etnitetet sëbashku janë për të respektuar vlerat kulturore

 

Shoqata për zhvillim të dialogut ndëretnik “Etniteti”- Strugë, në vazhdën e aktiviteteve të saj realizoi tribunë me temë “Dita ndërkombëtare e gjuhëve”, aktivitet I paraparë në strategjinë për kulturë të Komunës së Strugës 2017 – 2022 . Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Etnitetet sëbashku janë për të respektuar vlerat kulturore” I përkrahur nga projekti “Pjesemarrja civile për demokraci lokale” që e implementon Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni dhe është e finansuar nga Bashkimi Europian. Në këtë tribunë kishte pjestar nga sektori civil që merren me lëmin gjuhsore, përfaqësues nga administrata komunale e Komunës së Strugës, përfaqësues nga shkollat fillore dhe ata të mesme dhe përfaqesues tjerë. Nga ana e shoqatës theksojnë se në kuadër të projektit të lartë theksuar do të vijojnë edhe disa aktivitete të tjera të parapara në Strategjinë për kulturë të Komunës së Strugës.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...