Aktuale

Eugen Shej: Anti-BDI nuk është ndërrim tabele

Për vite me radhë kam qenë kundër BDI-së, jo si emër, por si sistem, mentalitet dhe mënyrë qeverisjeje.
Por sot, ajo që më shqetëson është fakti se ish-struktura dhe ish-figura të BDI-së po gjejnë strehë në VLEN, duke u paraqitur si alternativë e re.
Problemi këtu nuk janë emrat konkretë, as kush po inkuadrohet sot si pjesë formale e VLEN-it. Problemi është normalizimi i idesë se mjafton të largohesh nga BDI-ja dhe automatikisht bëhesh “anti-BDI”.
Nëse anti-BDI-ja reduktohet vetëm në kundërshtim ndaj logos, atëherë BDI po zhvendoset, jo po mposhtet.
Sepse BDI ka qenë problem si kulturë politike, si praktikë pushteti, si mentalitet që e ka dëmtuar besimin e qytetarëve.
Nëse kjo frymë vazhdon, atëherë nesër mund të shihet si normale që çdo ish-anëtar i BDI-së, pa dallim, të jetë pjesë e çdo “alternative”. Dhe kjo e zbraz nga kuptimi vetë idenë e ndryshimit.
Unë jam për një alternativë PDSh-iste, parimore dhe thelbësisht anti-BDI-iste, jo për riciklim politik.
Ndryshimi nuk ndodh duke ndërruar emra apo tenda politike, por duke këputur lidhjen me mentalitetin që na ka sjellë këtu.
Në të kundërt, rrezikojmë të ndërtojmë një alternativë që, në thelb, i ngjan asaj që pretendon se e zëvendëson.


P.S. Lehtësisht mund të ndiqja njërin nga ata të dy që u bënë pjesë e BDI-së, por nuk e tradhtoj kurrë kauzën xhaferiste dhe sakrificat që kemi përjetuar gjatë asaj periudhe, si unë ashtu edhe shumica e shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button