
Në mbledhjen e mbajtur sonte, këshilltari i Veleshtës në Këshillin Komunal të Strugës, Eugen Shej, bëri të ditur se me votë unanime është zgjedhur Axhi Shehu kryetar i ri i Bashkësisë Lokale Veleshtë.
Shej theksoi se kishte nderin të përfaqësonte këtë mbledhje të rëndësishme për komunitetin, ndërsa shprehu falënderime publike për Vait Vlashi dhe Baki Kupa, për kontributin dhe angazhimin e tyre të deritanishëm në shërbim të banorëve të Veleshtës.
Këshilltari Eugen Shej garantoi se mbështetja e tij ndaj kryetarit të ri dhe qytetarëve të Veleshtës do të jetë e plotë dhe pa asnjë rezervë, për çdo projekt dhe nismë që synon zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në këtë vendbanim.
Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë veleshtarëve, pa dallim bindjeje politike, që të bashkohen rreth kryetarit të ri Axhi Shehu dhe të kontribuojnë në këtë mandat katërvjeçar, me qëllim ndërtimin e një Veleshtë më të zhvilluar, më të fortë dhe më të bashkuar.





























