Express:Lëvizja BESA i turret gazetares nga Struga Anita Latifi

Deputeti i Lëvizjes Besa në Kuvendin e Maqedonisë Zeqirija Ibrahimi ka nisur një “luftë” në Facebook kundër Anita Latifit, udhëheqëses së emisionit “Click plus” në TV21 dhe PR-it të Teatrit Shqiptar të Shkupit, që është e njohur edhe si një nga komentuesit më të spikatur dhe më të popullarizuar të ngjarjeve në Maqedoni dhe në trojet shqiptare, raporton Gazeta Express. Arsyeja është përkrahja që Anita ia jep bashkëqytetarit të saj strugan, liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Nga ajo që mund të kuptohet nga polemika “e mbetur” në rrjet mes Ibrahimit dhe Latifit (meqë një pjesë e komenteve të ndërsjella janë fshirë), Anita ka kundërshtuar komentet ku tentohet të fyhet Sela, lideri i LR-PDSH-së që e pësoi më së keqi nga tërbimi i nacionalistëve maqedonas më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Pas kësaj Ibrahimi e ka fshirë komentin e saj, ndërsa kanë pasuar breshëri komentesh të përkrahësve të Besës, duke sharë Selën dhe bashkëqytetaren e tij. Kjo nuk përfundon me kaq, meqë pasojnë edhe postime, madje edhe “lajme” në portale të afërta me Besën, ku tentohet të përçmohet dhe fyhet personaliteti i Anita Latifit.StrugaLajm

Natyrisht, si në rastet tjera kur Latifi komenton ngjarjet aktuale, pati edhe reagime të shumta, ndër të cilët edhe të atilla që e quajnë Besën parti “më shoviniste dhe më seksiste se VMRO”.StrugaLajm

Pas ngjarjeve të 27 prillit, ku nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së u rrahën dhjetëra deputetë të shumicës parlamentare, ndërsa Sela për pak sa s’mbeti i vrarë, në publik – si në media, ashtu edhe në rrjetet sociale – u paraqitën kritika të shumta ndaj deputetëve të Besës, të cilët thuhet se as që e kanë votuar kryeparlamentarin e ri shqiptar. Për më tepër, ata u akuzuan se kanë qenë të njoftuar se çka po përgatitet dhe prandaj e kanë braktisur Kuvendin me kohë. Ndër komentet e mëhershme lidhur me ngjarjet  e 27 prillit veçojmë edhe atë të një analisti që tha se “Besa realizoi rolin e vet në skenarin e VMRO-së”. /Gazeta Express/

In : Aktuale

Loading...
loading...