Ezgjan Alioski shpëton Maqedoninë nga disfata prej Gjeorgjisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e ka mbyllur me barazim 1:1 ndeshjen me Gjeorgjinë të zhvilluar sonte në Shkup të vlefshme për Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e vendit me shumë mungesa dhe me një formacion komplet ndryshe në krahasim me ndeshjet e kaluara pjesën e parë e mbylli me rrjeta të pa prekura. Në të dytën u ndëshkua në minutën e 74-t përmes Kvaratshkelia, ndërsa barazimin e gjeti në minutat shtesa me anë të reprezentuesit shqiptar Ezgjan Alioski, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për barazim 1:1. Kujtojmë që Maqedonia nga minuta e 67-të ndeshjen e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pasi Stole Dimitrievski u ndëshkua me karton të kuq. Edhe pas këtij barazimi Maqedonia vazhdon ta ndajë pozitën e parë në grup me Gjeorgjinë me nga 6 pikë të dyja.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...