Facebook fillon luftën e vërtetë ndaj lajmeve të rrejshme

Facebook do të përjashtojë veten nga të qenit “arbitri i së vërtetës” në rrjetin social.

Facebook po lanson “Artikujt e Ngjashëm” që shfaqen nën linçet e lajmeve që njerëzit i shpërndajnë në Facebook, ose që dyshohet se janë lajme të rrejshme dhe që janë kontrolluar nga partnerët e Facebook.

Pasi shfaqen para se dikush të fillojë ta lexojë lajmin, “Related Articles” (Artikujt e Ngjashëm) do të nxjerrin linçe të raportimeve të lajmeve nga faqet e tjera të lajmeve rreth temës së njëjtë, për të ofruar pikëpamje të tjera dhe raporte të vërteta nga kontrolluesit e fakteve, transmeton Gazeta Express.

Tash e tutje, kur përdoruesit ta shohin një lajm në forma të ndryshme dhe kur ta krahasojnë atë me “Artikujt e Ngjashëm”, do të mendojnë se është i dyshimtë dhe do ta evitojnë atë, do ta besojnë më pak atë dhe do ta shpërndajnë më pak – ose mund të klikojnë në Artikujt e Ngjashëm dhe vetë të vendosin se cilit t’i besojnë.

Kjo mund të reduktojë përhapjen dhe ndikimin e lajmeve të rrejshme pa vetë Facebookun të përfshirë në gjithë këtë.

Artikujt e Ngjashëm do të mund t’i balanconin gjithashtu edhe shkrimet radikale që mund të ‘polarizojnë popullatën’.

Artikujt janë duke u lansuar në SHBA, Gjermani, Francë dhe Holandë sot. Këto shtete janë zgjedhur të parat për t’i testuar këta artikuj për shkak se Facebook ka bërë partnerë për kontrollimin e fakteve atje.

“Ne nuk duam të jemi dhe nuk jemi arbitrit e së vërtetës. Kontrolluesit e fakteve mund të japin sinjal nëse një lajm është i vërtetë ose i rrejshëm”, tha menaxherja e produkteve të integritetit të ‘Facebook Feed’, Tessa Lyons.

Me këtë veçori të re, lajmet të cilat shpërndahen në Facebook dhe që dyshohen se janë të rrejshme rreth një teme të caktuar (p.sh alienëve) do të shfaqen me titullin “Me gjasë një titull i rrejshëm për alienët”.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...