
Në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt 2025, Struga u bë dëshmitare e një historie dashurie që bashkoi dy kultura. Faik nga Struga dhe Vanesa nga Brazili kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, duke shënuar kështu një moment të veçantë jo vetëm për ta, por edhe për familjarët dhe miqtë e tyre transmeton Strugalajm.
Me këtë rast, Komuna e Strugës uroi çiftin për një jetë të lumtur dhe plot harmoni. “Zoti muhabet ju dhëntë!”, thuhet në mesazhin e urimit nga komuna.
Martesa e Faikut dhe Vanesës është një tjetër dëshmi se dashuria nuk njeh kufij dhe se Struga mbetet një qytet i hapur për dashurinë dhe diversitetin kulturor.(Strugalajm com)