Faji nuk është tek virusi, por tek keq menaxhimi për situatën e krijuar!

Që kur ka filluar pandemia jam duke punuar me testime të pacientëve për Sarscov 2 (Covid-19) në një nga laboratoret më të mëdhenj në Vienë ku dhe jam udhëheqës i repartit për diagnostifikim molekular. Poashtu jam duke punuar në disa projekte shkencore ku kërkojmë përgjigje në nivel shkencor për të kuptuar më shumë rreth këtij problemi që ballafaqohet e gjithë shoqëria njerëzore.Shpeshherë jam hasur me pyetjen nga miqt e mi: „Sa është SarsCoV 2 për mua i rrezikshëm?“dhe„Si ka mundësi që edhe pasi jam në kontakt të vazhdueshëm me provat e pacientëve positiv të vazhdoj të mos jem i infektuar?“. 

Përgjigjet e mia janë të thjeshta dhe të qarta, „Nëse unë i trajtoj këto prova me masat mbrojtëse dhe protokollet e sigurisë laboratorike edhe nëse kam sëmundje akute nuk do të infektohem dhe për mua Corona Virusi është irrezikshëm njëlloj si të gjithë viruset e tjera,që ka përjetuar Historia njerzore. 

Gjatë gjithë kësaj kohe kam qëndruar larg portaleve në përgjithsi, por kjo nuk do të thotë se nuk i kam ndjekur shifrat e të infektuarve në rajonin ballkanik e sidomos në Republikën Maqedonisë së Veriut, ku jo Corona Virusi, por si rezulatat i keqmenaxhimit është krijuar situata në fjalë e shoqerisë në këtë vend. Nuk e shoh të arsyeshme që mbrenda për mbrenda shoqerisë të shpërndahet panik apo frikë për të ndjekur rregullat apo masat që i duhen një pandemie apo rregullave që i caktojnë një grup njerëzish. Pandeminë nuk e lufton vetëm ky grup njerëzish,  pandeminë e lufton popullata vetë. Dhe nga këtu menjëherë lind pyetja: Se si duhet të mbrohet populli?! Mbrojtje nuk do të thotë të mbyllesh apo të izolohesh në shtëpi dhe të shohësh nga dritarja, por të trajtosh situatën me respekt,të trajtosh virusin me respekt dhe të kesh respekt për njerëzit që të rrethojnë dhe për shoqerinë. Respekti nuk është turpi apo frika, është ndërgjegjësim dhe detyrim i popullatës për vetveten. Ekspertët e kësaj fushe në Republikën e Maqedonisë së Veriut duket se nuk janë të zëshëm fare, të paktën nga ç‘kam parë apo lexuar nëpër portale të ndryshme lajmesh. Biologët, Virusologët apo dhe Mjekët e sëmundjeve infektive duhet të jenë të parët që duhet të marrin iniciativat e tilla dhe organet kompetente shteterore duhet të investojnë në këtë drejtim, të angazhohen dhe t´i besojnë këti grupi të KUALIFIKUAR për të ndërgjegjësuar popullatën dhe jo për ti friksuar ato. Sepse njeriu mësohet të jetojë me frikën dhe kjo është e përkohshme.

Janë të frikshme disa raste që kam lexuar se pacienti nuk është pranuar në spital sepse punonjësit e spitalit kanë pasur frikë ta pranojnë, se mos ndoshta pacienti ka qenë i infektuar,duke mos bërë një plan B për raste ku pacienti mund të kërkoj ndihmën e mjekëve për një dhimbje barku. Apo raste ku pacientët me simtoma nuk shkojnë të testohen se mos ndoshta duhet të shtrohen nëper spitale dhe „vetdiagnostifikohen“ duke pretenduar se është një grip sezonal. 

Por ajo çka më shtyu muatë shkruaj për ketë situatë të krijuar ishin pikërisht zgjedhjet e sidomos,fushatat parazgjedhore ku liderët politik mbanin takime me popullatën për të shpalosur projektet e tyre politike (nuk e di nëse mund ti quaj projekte) pa asnjë lloj mase sigurie dhe në asnjë fjalim të tyre nuk u permend fjala „mbani distancë, mbroni njeri-tjetrin“ në fakt mëshumë mundoheshin  t`i mbanin  pranë vets meqellim „hipnotizimi“ për tua marr votën. Në këto ditë pandemie  nuk duhet të shikohet se kush udhëheq shtetin,ai me çdo kusht duhet të kujdeset për popullin. JO.Është absurde ta mendosh një gjë të tillë. Duhet të gjithë të punojnë per të tejkaluar këtë situatë të krijuar. Unë personalisht besimin më të madh e kam tek popullata se sa tek politikanët. Janë vetë ata të cilët duhet të marrin situatën në dorë dhe të respektojnë rregullat dhe masat që i duhen një virusi, e aqmëtepër një virusi me një mutacion të ri per organizmin tonë.Përhapja e virusit është shumë e shpejtë dhe rrjedhja e semundjes nuk është specifike mund të jetë nga ato asimtomatike,poashtu edhe simptomat ike si:ftohje të lehta, kollitje të thata, rritje temperature, humbja e shijes, kokëdhimbje te mëdha, barkqitje,vështirësi në frymëmarrje e deri tek pneumonitë e rënda të mushkërive e në raste më të rënda mund të sjellë dhe vdekjen (kur infektimi ndodh tek pacientët që kanë edhe sëmundje të tjera). Nuk kërkohet shumë për tu mbrojtur nga ky lloj virusi,thjesht distancë sociale dhe mostakime në grupe dhe natyrisht mbajtja e maskave mbrojtese kur jemi në ambientetë mbyllura apo afër njëri-tjetrit, dhe më e rëndesishmja anulimi i ahengjeve, takime festive apo edhe seminare të ndryshme. Tëgjitha këto përnjekohë të shkurtër mund të përgjysmojnë numrin e të infektuarve dhe poashtu edhe numrin e të vdekurve.Kjo është në dorën e gjithë secilit me një fjalë e vetshoqerisë.Dhe pjesën tjetër e kanë për detyrë organet shtetërore, pozitë apo opozitë, për të siguruar mjete pune për popullatën, ambiente të sigurta pune dhe njëmenaxhim të vatrave të reja të infektimit që mund të paraqitet virusi dhe pikerisht këto vatra të izolohen. Nuk mjafton vetëm të dalin nëpër intervista dhe të duken bukur para kamerave, kanë një detyrim ndaj popullit se fundja është populli i cili gjithë këto vite u siguron atyre një karrige në Parlament.

Nuk më është dhënë rasti të lexoj ndonjë shkrim apo të shoh ndonjë intervistë ku një politikan ka shprehur indinjatën e tij për gjendjen e spitaleve apo të nivelit arsimor pa asnjelloj resursi, ku janë dhe duke u shembur. Nuk e kam fjalën ktu vetëm për ndërtesat por edhe për nivelin profesional i cili ka rënë dukshëm në 20 vitet e fundit.Nëse kerkojmë nga mjekët sherbim profesional, nga punonjesit e arsimit arsimim profesional,duhet kerkuar nga organet shtetërore të sigurojnë mjete dhe jovetëm fjalë.Mesaduket e kanë më të lehtë të thonë se „Nëse jam në pozitë do të reagojan dryshe dhe do bëja mëshumë“!StrugaLajm

Të fajsosh një palë dhe të viktimizosh një palë tjetër nuk është barabartë me zgjidhjen e problemit, siç ndodh kohën e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sidomos kohën e fundit ku debati është fiksuar tek vjedhja e votave apo tek parregullsitë e votimit.

Zotërinj të dashur e të nderuar,  nuk duhet me patjetër të jesh nëpushtet për të luftuar për të drejtat e popullit, të njëjtën punë mund ta bëni edhe në opozitë, mbase edhe më mirë.

    Me shpresën që situata në Republikën e Maqedonisë së Veriut dotë kalojë samë shpejtë në normalitet, ju uroj nga zemra shëndet të plot dhe mbani distancën!

Me respekt, 

MSc. Ing Luftar Reçi

In : Aktuale

Loading...
loading...